Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish kesaj radhe ne rrjetet sociale, sa i takon ligjit per importin e mbetjeve.

Ai nepermjet rrjetetit social, facebook, ka sqaruar qytetaret se nuk behet fjale qe ne shqiperi te mberrijne plehra, por mbetje te cilat jane te riciklueshme per industrine. Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë! Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Europian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit. Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë. Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit! – perfundoi rama ne statusin e tij

Artikulli paraprakINAGUROHET QËNDRA SHËNDETËSORE NË DOMËN
Artikulli tjetërTROTUARET E BLLOKUARA, NXËNËSIT DETYROHEN TË ECIN NË RRUGË