Mesazhet e forta të adresuara nga ambasadori Donald Lu në drejtim të qeverisë dhe opozitës, kanë nxitur kryeministrin Edi Rama të ftojë edhe njëherë kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia.

Në një postim në fb, Rama i thotë Bashës se ‘është koha për të vënë dialogun mbi çdo mjet tjetër politik, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë nê BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme’. Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha i bëri thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga zgjedhja e njëanshme e prokurorit të përgjithshëm duke e cilësur si shkelje flagrante të Kushtetutës

. Basha renditi arsyet që sipas tij e shtynë Kryeministrin të marrë një veprim të tillë, duke folur për një skemë të qartë. Në rast emërimi të njëanshem të Kryeprokurorit, Basha tha se opozita do mbajë qëndrimin më të fortë që është mbajtur ndonjëherë.

Edhe pse foli për një qëndrim të fortë në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura nuk është diskutuar mbi një qëndrim zyrtar që PD do të mbajë, por porosia e Bashës për deputetët ka qenë që gjatë kësaj kohe të denoncohet tentativa që Rama po bën për të kapur drejtësinë.

Artikulli paraprakZAEV NGA PRISHTINA: HETIM NDËRKOMBËTAR PËR INCIDENTIN NË KUMANOVË
Artikulli tjetërMINISTRI ITALIAN PYETET PËR TAHIRIN: NUK KOMENTOJ VEPRIMET E DREJTËSISË