Kryeministri Edi Rama njoftoi përfundimin e koncesionit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) tek shteti.

Duke e cilësuar koncesion absurd, Rama thotë se ky shërbim do të kryhet nga DPSHTRR dhe do tu lehtësojë lëvizjen e 630 mijë automjeteve.

Gjithashtu kryeministri ka publikuar dhe disa prej risive që do të sjellë ky shërbim që do të jetë në funksion pas 1 janarit.

• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund

• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR

Artikulli paraprakTONIGHT – 01.12.2020
Artikulli tjetërPASDITJA SJELL SHTIM TË VRANËSIRAVE DHE RESHJE SHIU, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT