Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar llogaridhënien publike me pakicat kombëtarë në Karahaxh të Sarandës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se marrëveshja e re e detit me Greqinë do jetë e drejtë dhe se fqinjët do shfuqizojnë ligjin e luftës.

Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur ne kemi nisur këtë diskutim thoshin se kjo nuk ekziston, por në fakt është një fakt pengues dhe me pasoja juridike që do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë dhe kjo është një arritje e madhe.

Është fakt edhe që emigrantë shqiptarë në Greqi kanë pasur burokraci të ndryshme. Marrëveshja e re e detit do jetë e drejtë dhe do pasqyrohet në hartë. Do kemi mundësi që të gjithë ta shohin jo me sytë e politikës”- tha Rama.

Artikulli paraprakNË TRE MUAJT E FUNDIT, 140 REFUGJATË SIRIANË KANË HYRË ILEGALISHT PËRMES KAPSHTICËS
Artikulli tjetërBANORËT E RRJOLLIT: PO NA GRABISIN TOKAT, DO I MBROJMË DERI NË VDEKJE