Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku, e cila tha se uji në Tiranë që vjen në çezmat e qytetarëve, nuk është i pijshëm.

Dje ai deklaroi se me të shkuar në shtëpi do pijë ujë dhe videon do e hedhë në tik tok. Dhe nje video te tille sapo e ka postuar. Rama shihet te pije uje nga cezma

“Pini ujë Tirone dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone. I premtova asaj Joridës se do pi ujë nga cezma. Keni cezmë të pi pak se thonë që s’pihet.”

https://www.tiktok.com/@ediramatiktok/video/7089445335818456325?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&referer_video_id=7089445335818456325&refer=embed

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës, meqë si dëshmitari zonjës Tabaku e ndjej për detyrë sot me tu kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, tha Rama.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT NË STAMBOLL TË PASUKSESSHME/ ERDOGAN NUK DORËZOHET, JA FTESA PËR PUTIN DHE ZELENSKY
Artikulli tjetërGJENDET NJË TJETËR VARR MASIV NË MARIUPOL, AUTORITETET: RUSËT PO FSHEHIN GJURMËT E KRIMEVE TË LUFTËS