Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë. Rama shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Rama u prit nga ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga.
Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.