Ka mbërritur në Parlament rreth orës 09:25, kryeministri Edi Rama. Eskorta e kreut të qeverisë është nisur nga kryeministria, ka ecur përmes bulevardit, dhe është futur në pedonale, nga hyrja e Ministrisë së Brendshmë. Të gjitha hyrjet e pedonales janë bllokuar, në mënyrë që pedonalja të jetë e lirë për kalimin e deputetëve drejt Parlamentit, për në seancën e orës 10:00, në të njëjtën orë kur proteston edhe opozita para Parlamentit, kundër qeverisë.

Disa prej deputetëve kanë zgjedhur të kalojnë në këmbë përmes pedonales rreth 1 orë e gjysmë para nisjes së seancës, për të shmangur kështu momentin e mbledhjes së protestuesve para Kuvendit.

Artikulli paraprak‘ASTIRI’ NË SULM! ‘JELEKVERDHËT’ E DJEGIES SË GOMAVE GATI PËR PROTESTË
Artikulli tjetërBRACE FLET PARA SEANCËS: SITUATA NORMALE, TË HAPUR PËR DIALOG