‘77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.’- kështu bën të ditur kreut të qeverisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Teksa përshëndet qytetarët ‘mirëmengjesi’, Rama shkruan se me ‘programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë.

‘Kryeministri Edi Rama! Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë. Fakt 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.

Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë!’- shkruan Rama.

 

Artikulli paraprakSTAR TREND – SARABELA HASANAJ
Artikulli tjetërZGJEDHJET, KQZ ZBULON 4 VARIANTET E FLETËVE TË VOTIMIT QË PO DISKUTOHEN