Më 8 shtator Rama mbledh Asamblenë e PS në Durrës. Asambleja e re do te zgjedh kryesinë e partisë dhe sekretariatin. Përbërja e re e Asamblesë së Partisë Socialiste u votua gjatë punimeve të Kongresit të PS-së më 28 korrik të këtij viti në Pallatin e Kongreseve, në të cilin Rama bëri publike dhe ndryshimet në qeveri.

Asambleja e re ka rreth 350 anëtarë, ndërsa Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre me votën e secilit anëtar, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe lokal.

Janë pikërisht këta emra të Asamblesë së PS-së që do të zgjedhin Kryesinë e ardhshme të partisë dhe listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025.

Artikulli paraprakAKSIDENTET NË JANAR-KORRIK U RRITËN ME 39.8%, SHKAK SJELLJA E DREJTUESVE TË MJETEVE
Artikulli tjetërVIT I THATË/ BIE ME 19% SASIA E ENERGJISË SË PRODHUAR!