Tre ditë para dekretimit nga presidenti Meta, kryeministri Rama do të mbledhë sërish qeverinë e tij në një takim informal ditën e nesërme, por këtë herë mbledhja do të zhvillohet në Velipojë të Shkodrës.

Sipas burimeve nga kryeministria, takimi në zonën turistike do të jetë dy ditor. Pasi bëri publikë emrat e kabinetit të ri qeveritar më 27 gusht, Rama mblodhi ministrat e rinj në një takim dy-ditor në qytetin e Vlorës, në Llogara. Edhe kjo mbledhje qeverie, në të cilën do të marrin pjesë edhe Gramoz Ruçi, si emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë dhe Taulant Balla si i propozuari për kreun e grupit parlamentar, do të zgjasë dy ditë dhe do të nisë pasditen e së mërkurës.

Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor. Ky takim mbahet vetëm pak ditë përpara seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, thirrur për të shtunën e 9 shtatorit në orën 10.

Artikulli paraprakLUSH NDOCI, NJERIU I PROTESTËS !
Artikulli tjetërBASHA, NË ASAMBLENË POLITIKE TË PARTISË POPULLORE EUROPIANE