Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë pas tërmetit tragjik, Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Takimi po zhvillohet në selinë e qeverisë nën drejtimin e kreut të ekzekutivit.

Para takimit të Komitetit të Rindërtimit, në Kryeministri u zhvillua një diskutim mes arkitektëve shqiptarë mbi projektimin e tyre për tre lagjet që do të ndërtohen për strehimin e të prekurve, që janë planifikuar në Durrës, Tiranë dhe në Laç.

“Sot është mbledhja e tretë dhe në këtë mbledhje besoj që jemi në kushtet kur jo vetëm të diskutojmë si mbledhjet e kaluara, por edhe të ndajmë një përmbledhje të punës që është bërë, në aspektin e përgatitjes së kuadrit ligjor dhe administrativ, qoftë në aspektin e planifikimit.

Por përpara se ti jap fjalën drejtuesit për të bërë një përditësim të situatës, dëshiroj që të ndaj me ju mendimin që në kushtet kure kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë.

Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës” tha ai.

Artikulli paraprak‘ÇDO MËNGJES I THEM LAMTUMIRË GRUAS E FËMIJËVE’, POLICI NGA KOSOVA PREK ME LETRËN E TIJ
Artikulli tjetërMBI 10 MIJË BANORË DO TA KALOJNË NATËN E VITIT TË RI NË ÇADËR (SHIFRAT E FUNDIT)