Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur sërish koordinatorët, por këtë herë për të zyrtarizuar shtyrjen për në mars të Kongresit të Partisë Socialiste.

Nuk dihet ende nëse për të përcaktuar datën e saktë të kongresit do të mblidhet Asambleja e cila drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, apo do të miratohet nëpërmjet një udhëzimi. Një i tillë në mbledhjen e sotme të koordinatorëve është vendosur të hartohet dhe t’i përcillet strukturave. Të premten e kaluar, kryeministri kritikoi dhe u dha ultimatum koordinatorëve që brenda janarit të përfundonin procesin e zgjedhjes së kryetarëve të organizatave dhe kryetarët e partisë për 61 degët e PS-së.   Nëpërmjet udhëzimit pritet të përcaktohet dhe sa do të jetë numri i delegatëve të cilët do të zgjidhen sipas listës përfundimtare të anëtarësisë së PS-së së dhjetorit 2015.

Artikulli paraprakGJERMANIA PO DËBON ÇDO DITË EMIGRANTËT NGA TERRITORI
Artikulli tjetërJA KUSH JANË 60 FITUESIT E TOPIT TË ARTË NDËR VITE