Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë, ku ka thirrur në mbledhje kryesinë e partisë socialiste.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal nga mbledhje e qeverisë që u mbajt një ditë më parë në Golem. Në fokus pritet që të jetë edhe situata brenda PS-së.

Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të diskutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.

I pyetur nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri për pensionistët, kryeministri Rama dha shpresë kur tha se sot do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë për vendimin final.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: RAMA TREGOI KURAJË TË RRALLË, EUROPËS NUK I PËLQEN QË PO SHOHIM PUNËN TONË
Artikulli tjetërINFO PLUS – 24.12.2019