Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal nga mbledhje e qeverisë që u mbajt një ditë më parë në Golem. Kongresi i PS do të mbahet në 29 Shkurt.
Në mbledhje po diskutohen emrat qark më qark për kryetarët e degëve! Janë propozuar nga dy emra! Pritet që kryesia të vendosë një datë për asamblenë në muajin janar dhe kongresin në shkurt, ndërsa në muajin mars pritet të zgjidhet edhe kryesia e re e PS-së.