Kryesocialsiti Edi Rama mbledhi sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Takim nisi rreth orës 09:00 dhe zgjati 1 orë. Mbledhja vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.

Pas mbledhjes, Rama tha për mediat se është e domosdoshme që PS të fuqizohet dhe të hapet edhe më tej.

“Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm edhe të thellë si asnjëherë më parë për rienergjizimin e gjithë qelizave bazë të organizmit të PS, organizatave në gjithë territorin dhe për vazhdimin e hapjes së partisë, për anëtarësime të reja. Kemi vendosur objektivin 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit, besoj se me çfarë kemi parë dhe kemi realizuar deri tani është objektiv i arritshëm dhe është domosdoshme përcjellja e mesazhit tek të gjithë komuniteti i shqiptarëve që e kanë votuar ose jo PS, që është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka alternativë qeverisëse, që ka edhe përgjegjësinë reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë strategjik është që Shqipëria 2030 të ngjitet në atë majë pa kthim mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtarë të BE”, tha Rama.

Në takim është bërë bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa është diskutuar edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit.

PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.

Artikulli paraprak‘RADIO FRANCE’: SHQIPËRIA, DESTINACIONI TURISTIK NË TREND DHE I LIRË
Artikulli tjetërRESORTET E DHËNDRIT TË TRUMP NË SAZAN? RAMA: PO SHQYRTOJMË -PROJEKTIN! NUK FALIM ASGJË QË ËSHTË E SHQIPTARËVE