Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Qeverinë në Shëngjjn, në një takim dy ditor ku janë të pranishem të gjithe ministrat, zv ministrat, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, drejtuesit politik të qarqeve dhe kreret e komisioneve parlamentare. Pjesë e këtij takimi dy ditor në Shëngjin janë dhe Drejtuesja e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, si edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano. Ne mbledhjes dy ditore informale të qeverisë është dhe ministri i dikasterit më të ri të qeverisë, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,Blendi Gonxhe, ku me krijimin e kësaj ministrie mbetet jashtë kabinetit qeveritar Elva Margariti e cila prej 4 vitesh mbante postin e ministres se Kulturës.

Punimet e ditës së parë nisen me një fjalim të kryeministrit Edi Rama mbi sfidat e vitit 2024, për ti lënë më pas vendin debatit mbi këtë çështje dhe procesit të ripërtëritjes në parti dhe problematikat, ku kane folur Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi si dhe kreu i grupit parlamentar Blendi Çuçi. Mbledhje të kësaj natyre janë kthyer në traditë nga Kryeministri Edi Rama në fillim dhe mes të vitit, ku më parë Qeveria ka zhvilluar takime dy ditore në Elbasan dhe Tepelene. Ndërkohë mbledhja e Qeverisë në Lezhë pritet të përmbylle punimet pasditen e së mërkures, ku ështe parashikuar të ketë dhe një deklarate nga Kryeministri Edi Rama.

https://youtu.be/i3b1TDRXUfg

Artikulli paraprakVESHJA E GRUAS MIRDITORE, VLERË KOMBËTARE
Artikulli tjetërVLLAZNIA BARAZIM NË MIQËSOREN ME BESËLIDHJEN