Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell viziton sot Tiranën ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Aktualisht ato po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë, ndërsa pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Josep Borell tha se Shqipëria është gati për fillimin e bisedimeve, por BE po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama theksoi faktin se Shqipëria është e gatshme për anëtarësimin, por “s’do të humb gjumin” , pavarësisht vonesave nga ana e BE, pasi puna do të vijojë me të njëjtin ritëm.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Shqipëria është një nga aleatet më të mira të BE.

Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe “grushtin” e fortë që i dha Rusisë lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.

“Shqipëria është një nga aleatët më të mirë për BE. Dua të falënderojë në mënyrë të veçantë Shqipërinë, për punën e saj si anëtare e këshillit të sigurisë së OKB. Shqipëria është edhe anëtare e NATO-s, ju jam shumë mirënjohës në misionet tona për mbrojtjes dhe misionet ndërkombëtare në botë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në dezinformomi, sulmet kibernetike për të rritur sigurinë në rajon”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakTONIGHT – 15.03.2022
Artikulli tjetërAKU: QYTETARËT TË NDËRGJEGJËSOHEN PËR ETIKETAT