Kryeministri Edi Rama në takim me sekretarin e jashtëm Britanik tha se kanë diskutuar edhe për problematikën e emigracionit të paligjshëm. Rama tha se do t’i shkojnë deri në rrënjë këtij problemi.

“Kemi folur edhe padyshim për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultat e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do vazhdojë, gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Natyrisht lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij problemi”-tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA ME SEKRETARIN E JASHTËM BRITANIK: MARRËDHËNIET DYPALËSHE SHUMË TË MIRA, DO PUNOJMË PËR T’I THELLUAR
Artikulli tjetërKËRKOHEJ PËR VRASJE TË TREFISHTË, EKSTRADOHET SHQIPTARI NGA ITALIA