Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman Franz Beckenbauer.
“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës. Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkruan Rama.