Nga foltorja e Kuvendit, me Partinë Demokratike të larguar nga salla, Rama u shpreh se PS rron 1 mijë vjet me këtë opozitë, por problemi nuk është ky.
“Shqiptarët i njohin mirë këta dhe nuk rrëmbehen. Shqiptarët këta i kanë provuar që të gjithë me radhë. Njërën palë e kanë provuar për vite të tëra. Palën tjetër e kanë provuar në dy martesa edhe me njërin edhe me tjetrin, por i kanë parë kush janë.
Janë gjithmonë më pak të dëgjueshëm dhe të besueshëm. Me këta PS rron në pushtet 1 mijë vjet, por nuk janë këta problemi ynë. Këta nuk na afrohen me asnjë gjë”, tha Rama.
Ndërkohë gjatë fjalës së Ramës në Kuvend ishin të pranishëm deputetët e LSI. Ai u drejtua me emër Vasilit dhe Luan Ramës, duke u thënë se ju jeni kategoria e tretë.
“Ata që u larguan janë kategoria e dytë, ndërsa Titi me Luani janë kategoria e tretë. Si kategoria e tretë, këta nuk shohim topin, por këmbën”, tha Rama.