Rama me mësuesit: Të rrojnë gratë, burrat përmirësohen, por nuk bëhen
Pritjen e fund vitit me mësuesit më të dalluar, kryeministri Rama e nisi me një batutë për burrat. Duke vlerësuar mësueset kreu i ekzekutivit tha se “burrat përmirësohen, por nuk bëhen.” Rama: Kur filluan të flasin disa në tavolina vetëm burrat flsinin ndërkohë që gratë mbanin fjalim. Burrat përmirësohen, por nuk bëhen. Prandaj të rrojnë gratë sa malet dhe pastaj nën hijen e maleve të rrojnë dhe burrat. Duke folur për rritje e rrogave të mësuesit, Rama tha se mbetet sfidë që rrogat të rriten akomë më shumë. Rama: Tre vjet më parë ju paguheshit më pak dhe taksoheshit më shumë. Ne hoqëm taksën 10% që bënte që ju paguanit më shumë se ministrja e Arsimit dhe rritëm fuqinë tuaj blerëse. Për shkak të reformave dhe për shkak të daljes nga borxhi që trashëguam dhe vendosjes së shtetit nga pikëpamja financiare në binare, jemi të gatshëm të rrisim rrogat tuaj. Dhe ju jeni në dijeni se nga 1 marsi rroga do të rritet me 10%. Është e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme. Mbetet sfidë që ne ta rrisim edhe më shumë. Dhe këtë sfidë ne do ta fitojmë.