Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim tek Vila 30″ në lidhje me mbarëvajtjen e koalicionit Zyra e kryeministrise informon:
“Tryeza javore e koalicionit qeverises diskutoi sot mbi axhenden e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Në fokus te takimit ishin Reforma ne Drejtesi, procesi i Vetingut si hap i pare ne zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmeria per nje proces zgjedhor me besueshmeri te larte e transparence te plote. Koalicioni qeverises eshte i gatshem te dialogoje me opoziten per domosdoshmerine e cuarjes perpara te ketyre reformave me interes kombetar e publik, duke mirepritur edhe cdo propozim konkret dhe realist te opozites per procesin zgjedhor. Lideret e koalicionit shprehen gatishmerine per te dialoguar me perfaqesuesit e opozites ne Kuvend apo ne cdo tryeze dialogu qe eshte e deshirueshme per opoziten. Takimi zgjati rreth një orë dhe të pranishëm kanë qenë dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, si dhe Engjëll Agasi. Në përfundim të takimit pritet të flasë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.