Kryeministri Edi Rama së bashku me homogun e tij maqedonas Zoran Zaev morën pjesë në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes së tyre politike në BE.

Në takim diskutuan për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian.

Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Artikulli paraprakE HABITI ZOGU FAZAN,AKSIDENTOHET ME VDEKJE 20 VJEÇARJA
Artikulli tjetërNËNA E DEHUR LË DJALIN 12 VJEÇ QË TI JAPË MAKINËS,ARRESTOHET