Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar mbrëmjen e natës së Kadrit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në prani të krerëve të komuniteteve fetare në vend, por edhe personaliteteve të tjera pjesëmarrëse, Rama ka përcjellë edhe mesazhe që i lidhi me politikën dhe situatën që po kalon vendi.

Rama: Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës por thotë luftoni, luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit.

Mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë, se Zoti nuk i do bukëshkalët. Pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Po më pas kur ezani hesht çfarë bëhet me poteren? Ç’bëhet me flakadanët? Po për besimtarët kush mendon me respekt?

Gjatë fjalës së tij me këtë rast, Rama vlerësoi ushtarakët dhe policët e rënë dëshmorë të Atdheut.

Rama: Baballarë dhe vëllezër të Dëshmorëve të Atdheut, Klodian Tanushi, Ibrahim Basha dhe Artan Cuku! Ndihemi të nderuar dhe të prekur që ju kemi këtu mes nesh! I përjetshëm dhe i paharruar kujtimi i bijve tuaj dhe Dëshmorëve të Atdheut tonë të përbashkët!

Kryetari i KMSH, pasi vlerësoi iftarin e shtruar nga kryeministri Rama evidentoi harmoninë fetare në vend dhe bëri thirrje për kultivimin e mëtejshëm të kësaj tradite.

Artikulli paraprakNJË PERSON MERR PENG DY GRA, MË PAS I EKZEKUTON
Artikulli tjetërLETRA E SHTATË/ RAMA-DEMOKRATËVE: BASHA JU BRAKTISI SE KA FRIKË NGA ZGJEDHJET DHE DREJTËSIA