Kreu i qeverisë Edi Rama i ka dërguar një mesazh prokurorëve të korruptuar duke i paralajmëruar se do të përballen me drejrtësinë. Rama tha se sot jetojmë në një moment shumë jetik për vendin tonë pasi nuk mund të bëjmë një gjumë të qetë pasi gjyqtarët dhe prokurorët që e dinë që nuk do e kalojnë vettingun po luajnë sikur të jetë vakti i fundit.
“Ne po jetojmë në një moment shumë jetik për vendin tonë. Nuk është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e vettingut që praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor. Kemi 68 raste që janë jashtë deri tani dhe po flas për nivelet më të larta. Në të njëjtën kohë kemi një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh që janë në vendin e tyre dhe e dinë që nuk do e kalojnë vettingun dhe po luajnë sikur të jetë vakti i fundit dhe duan t’i marrin të gjitha. Kjo situatë ka prodhuar disa problematika. K pasur raste kur gratë janë dhunuar dy herë, një herë brenda dyerve të shtëpisë dhe për së dyti nga sistemi i drejtësisë”, u shpreh Rama.
Përgjatë ditëve të fundit Rama ka bërë akuza publike ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja duke deklaruar se ky i fundit mbështet një grup kriminal.