Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një spot të fushatës elektorale, ku ai shfaqet si polic që gjobit një shofer, i cili kalon me të kuqe semaforin.
Ndonëse sipas skenarit, shoferi del që ka njohje me Ramën, kryeministri nuk e toleron për gjobën. Ai komunikon me shoferin, të cilit i thotë se me këto gjoba bëhen shkolla, bëhen spitale, bëhen çerdhe. Një mesazh që shkon drejtëpërdrejtë për të gjithë shqiptarët, nën slloganin e partisë socialiste per shqipërinë që duam me rregull dhe taksat për të gjithë njëlloj.