Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë, teksa ndodhet në avion, rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama poston në “Facebook” disa fotografi nga takimet e djeshme me qytetarët e tronditur nga tërmeti me magnitudë 5.8, duke uruar një ditë të zakonshme dhe pa trazira për të gjithë.

Duke iu bërë apel qytetarëve që t’i rikthehen jetës normale, kreu i qeverisë njofton se do të vijojë me përkushtim puna në mbështetje të tyre.

“MIRËMËNGJES😊 dhe me lutjen që mos t’ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë, janë të gatshëm të ndjellin e gatuajnë deri në fund, më të keqen e të keqes për këtë vend e për këtë popull; si edhe me apelin miqësor që sot

gjithkush të rikthehet në jetën normale (e më mirë ju demokratët këtu më shani mua sa të doni, se sa të trembeni nga ata që parashikojnë tërmete😃), ndërkohë që ne do të vijojmë me përkushtim punën në mbështetje të familjeve më të prekura, ju uroj të gjithëve pa përjashtim, një ditë të zakonshme për veten e për familjet tuaja”, shkruan Rama.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakILIR META MESAZH QYTETARËVE PAS TËRMETEVE: T’I KTHEHEMI QETËSISË NË FAMILJET TONA
Artikulli tjetërSOT PUSHIM! MBYLLEN ÇERDHET, KOPSHTET DHE SHKOLLAT NË TIRANË, DURRËS DHE ELBASAN