Nga Peja ku po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama shprehu sërish zhgënjimin nga Brukseli lidhur me heqjen e vizave për Kosovën.
Rama tha se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë shtet, teksa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte vendimi i duhur.
Rama: Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij. E drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete. Kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo çast të gjitha dinamikat dypalëshe dhe shumëpalëshe.
Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE dhe gjithë atyre shteteve që janë në thmelet të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Ja pse themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur.
Vonesat në procese si Interpoli më së fundmi janë shfaqe dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon që mjerisht ngrihen dhe ngrysen me tendenca konfliktualiteti për tu viktimëzuar.