Në një bashkëbisedim me gazetarët të zhvilluar mëngjesin e së martës në një kompleks të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se qeveria e re nuk do të ketë probleme me dekretimin nga kreu i shtetit, pas kërcënimeve të këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.
Duke qëndruar tek PS, kryeministri ka paralajmëruar edhe projektin “Partia Socialiste +”, që sipas tij ka të bëjë me të ardhmen e parties. Te dielen Kryeministri Rama ka zbardhur edhe kabinetin e tij te ri qeveritar i cili perbehet nga 12 ministri, 9 më pak se ne mandatin e parë qeverisës, ku disa dikastere shkrihen me njëra-tjetrën e disa të tjera që nuk do të ekzistojnë më.