Shqiptarët festojnë sot 72 vjetorin e Çlirimit të vendit.

Por kjo festë nuk do ti bëjë bashkë të gjithë, pasi të djathtët njohin 28 nëntorin si Ditën e Çlirimit. Vetëm mazhoranca e majtë ka organizuar sot aktivitete që nisin në orën 10:00 me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve ku të pranishëm ishin kryeminsitri Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta. Më pas të dy zyrtarët e lartë do të zhvillojnë edhe një takim me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare. Ndërkohë bashkia e Tiranës do të organizojë sot Natën e Bardhë duke sjellë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh kulturore artistike, si koncerte, ekspozita shfaqje cirku, që do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin e këngëtares së njohur italiane Xhusi Ferreri. Edhe Ministria e Kulturës i është bashkuar festimeve për Natën e Bardhë duke mundësuar hyrjen falas në disa institucione kulturore. Parlamenti do të mbajë edhe sot dyert e hapura për qytetarët në orarin 17:00 – 21:00 të mbrëmjes. Aktivitetet do të organizohen edhe në bashkitë e tjera të majta, ndërsa krerët e bashkive të djathta festuan Clirimin një ditë më parë bashkë me festën e Pavarësisë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 29.11.2016
Artikulli tjetërVELIAJ I JEP “ÇELËSIN E QYTETIT” KËNGËTARES ITALIANE GIUSY FERRERI