Kryeministri Edi Rama tha se zgjedhja e presidentit Ilir Meta ishte një zgjedhje me detyrim, ndërsa u shpreh se ai është shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.

‘Presidenti më i papersëritshëm në llojin e vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën.

Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI, SHOFERËT I NËNSHTROHEN TESTIT TË DROGËS! I HIQET PATENTA 25-VJEÇARIT
Artikulli tjetërMETA: ‘RILINDJA’ LOKALE DHE NDËRKOMBËTARE PO SHPOPULLON SHQIPËRINË