Kryeministri Edi Rama foli me ironi lidhur me tubimin e 2 marsit, të cilin presidenti ka ftuar qytetarët për një “besëlidhje” në mbrojtje të Kushtetutës. Për Ramën ata që thirrën manifestimin janë janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi.

Edi Rama: Ça mendoni se njerëzit po presin Besëlidhjen e dytë të Lezhës më datë 2 mars. Si mendoni, mendoni që njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi dhe drejtësisë që po jetojmë.

Këta aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjë besëlidhjen e dytë të Lezhës, pa u lodhur duke shkuar në Lezhë por duke ndjenjur e duke thënë hajdeni këtu se ne jemi për ju.

Nuk i shohin këto fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë dhe shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë, sepse nesër nga ne do të krëkohet shumë më tepër. Me të drejtë. Kujt tia kërkojnë?!

Artikulli paraprakRAMA I HEQ VËREJTJE KRERËVE TË PS NË RRETHE: NUK KENI VENDOSUR BASHKËKRYETARE GRA! TË HAPË KRAHUN AI QË E SHEH PARTINË SI PRONË
Artikulli tjetërSHKODËR, GROPAT PENGOJNË QARKULLIMIN NË RUS