RAMA: DO TË KETË KANDIDAT TË PËRBASHKËT; META: NË 1 PRILL DO TË DALIM ME EMRA. Rreth 1 orë pas takimit mes dy krerëve të partive qeverisëse, PS-LSI, Rama konfirmoi se kanë përcaktuar edhe Bashkitë që Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë të drejtë që të propozojë kandidaturat.
Në total janë 15 Bashki në të cilat LSI-ja do të propozojë kandidaturat e saj, mes të cilave bie në sy edhe Bashkia e Gjirokastrës, e cila ka qenë historikisht bastion i PS.Rama sqaroi se në parim në zgjedhjet e 21 qershorit do paraqiten me kandidatë të përbashkët, duke theksuar se çdo njëra nga partitë do të ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe të drejtën për të dhënë votën për dakordësinë ose jo të kandidatëve. Nderkohe nga ana tjetër, kryetari I lëvizjes socialiste per Integrim Iluir Meta eshte shprehur se emrat zyrtare pritet te dalin në ditët e para të muajit të ardhshëm. Kreu i Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë të ditur pas takimit me kreun e LSI-së, Meta edhe listën me 15 bashkitë që Lëvizja Socialiste për Integrim do të kandidojë. Mes tyre bie në sy edhe Bashkia e Gjirokastrës që ka qenë bastion i PS, nderkohë Shkodra do të këtë një ëmër të propozuar nga Partia Socialiste