Për të dytën herë brenda pak ditësh, kryemistri Edi Rama i është drejtuar Kuvendit, ku ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi u mbajt në Kryesinë e Kuvendit prej orës 10:00-11:07 të paradites. Nuk dihen arsyet e takimit, ndërsa vlen të theksohet se takimi mes aleatëve në qeveri vjen vetëm një ditë para seancës plenare dhe ku të dy kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me mundësinë për ndryshime në kabinetin qeveritar.
Në mbledhjen e grupit socialist, Rama deklaroi se nuk do të ketë ndryshime, duke i konsideruar spekulime mediatike. Ndërsa kreu i LSI-së, Meta vazhdon të instistojë se qeverisë i duhen impulse të reja për të ecur më shpejt me reformat.