Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Rama priti dje, 29 janar, në zyrën e tij ministrin turk, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë.

Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se ishte një takim mbresëlënës me mikun e tij të çmuar.

“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakTRANSPARENCY INTERNATIONAL: SHQIPËRIA PËRMIRËSIM NË HETIMIN E KORRUPSIONIT NË NIVELET E LARTA
Artikulli tjetërSHBA, 34-VJEÇARI SHQIPTAR VRET ME ARMË ZJARRI ISH-GRUAN DHE MË PAS RRËMBEN FËMIJËN