Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum me momentet gjatë mbledhjes së nivelit të lartë që kryesoi në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në albumin e ndarë, ku përveç fotove të kryeministrit apo presidentit të Ukrainës, vihet re edhe prania e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.

E veshur me të zeza, Linda Rama ka ndjekur të gjithë takimin e kryesuar nga kreu i qeverisë. Ndërkohë, në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme është Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

Krahas këtyre fotove, Rama e cilëson mbledhjen e djeshme si ditën me krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“MIRËMËNGJESI dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mbledhja e djeshme (20 shtator) në Këshillin e Sigurimit u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar. Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën.

Artikulli paraprakNGA REUTERS TE THE WASHINGTON POST, MEDIAT E HUAJA JEHONË DEBATIT TË RAMËS ME PËRFAQËSUESIN E DELEGACIONIT RUS
Artikulli tjetërSHQIPTARËT ME PAGAT MË TË ULËTA, POR PUNOJNË ME ORËT MË TË ZGJATURA NË EUROPË E RAJON, REKORDIN E MBAJNË GRATË