Çmimi i ri i energjisë elektrike ishte kryefjala e ditës së djeshme. Çmimi 8.5 lekë për konsumatorin deri në 700 kw u prezantua nga kryeministri Rama në një konferencë.

Ndërsa ditën e sotme Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku janë pamje të radhëve për pagesat e energjisë elektrike para vitit 2013, vit ku socialistët erdhën në pushtet.

Rama shkruan se Shqipëria ishte një vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet katastrofike në energji. Më tej thekson se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në 35 vjet.

MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.

Artikulli paraprakSHBA/ ZJARRET JASHTË KONTROLLIT NË LOS ANXHELOS, PËRFSHIJNË EDHE HOLLYWOOD HILLS, SHKAKTOJNË 5 VIKTIMA
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË KOSOVË, SOT NIS VOTIMI NGA DIASPORA, JA SI PROCEDOHET