Velipoja u bë gjatë fundjavës pikëtakimi i të rinjve shkodranë të përkushtuar për pastrimin e bregdetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit të bregdetit të Velipojës bashkë me mesazhin e fortë që pastrimi nuk njeh stinë dhe as ditë pushimi.
Pastrimi i territorit vijon të mbetet prioritet i bashkisë së Shkodrës, e cila vazhdon çdo ditë ndërhyrjet në çdo zonë urbane dhe rurale.
Me moton për një sezon të mbarë e pa plastikë të hedhur kuturu që helmon shëndetin e të gjithëve, të rinjtë shkodranë pastruan një pjesë të vijës bregdetare, ndërsa përcollën mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.