Spitali i Lezhës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme një video ku prezantohet projekti 3D.
Në një postim në ‘Facebook’, Rama shkruan se ky projekt i ri do të sjellë shërbime dhe standarde më të mira për të gjithë qytetarët e Lezhës.
“Mirëmëngjesi dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.