Kryeministri Edi Rama, ka kerkuar ndjese nga Shkodra per dekorimin e atyre personazheve qe kane sherbyer gjate regjimit komunist. I pranishem ne turin te pastrojme Shqiperine,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky ishte nje vendim qe nuk ishte I perfshire ne emra konkret. RAMA: AI QË SOT BËRTET, E DEKOROI VETË TORTURUESIN E AT ZEF PELLUMBIT

Edi Rama: Unë e kam përjetuar me trishtim befasinë e lajmit se në 70-vjetorin e Çlirimit Ministria e Mbrojtjes paska dekoruar toruturuesin e dy shpirtarave të bukur të rezistencës antikomuniste shqiptare At Zef Pllumbit, kalorësit që i mbijetoi të gjithë rrathëve të ferrit të Enver Hoxhës dhe që do mbetet një pasuri e jetës time personale dhe Sami Repishtin profesorin kyrelartë të mërgatës shqiptare në Amerikë, që unë nuk kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe as ta felenderoj personalisht për shembullin frymëzues që u përfshimë në lëvizjen universitare kundër regjimit komunist. Por kam sot detyrimin ti kërkoj të falur për tronditjen e kuptueshme që i ka sjellë medalja e marrë prej torturuesit të tij, dhe këtë kërkesë falje për të nderuar Sami Repishti është brenda ndjesa edhe për këdo tjetër që ka kaluar në duart e torturuesit famkeq përfshirë edhe familjarët e të afërmit e tyre të lënduar me të drejtë nga ky lajm. Shumë i befasishëm edhe për mua vet.

E kërkoj ndjesën e këtyre njerëzve që janë ndjerë keq nga një lajm i tillë jo sepse kam gabuar apo kemi gabuar me dashje, kjo nuk ka ndodhur. Madje e vërteta është se në kuptimin formal të përgjegjësisë ne nuk kemi gabuar as pa dashje dhe do ta shpjegoj pse. Por ndjesa është e detyrueshme sepse krejt pa dashje edhe ne, qeveria jonë jemi bërë pjesë e një historie të zymtë ku ndër vite janë përfshirë lloj lloj hileqarësh, hipokritësh dhe kokëtrashësh.

Kjo histori e zymtë që pati këtë episod të shëmtuar nuk ka nisur vjet, por shumë vite më parë. Turturuesi famkeq nuk e ka marrë vetëm vjet shprehejn e mirënjohjes se qeverisë shqiptare si veteran i luftës. Ai, por jo vetëm ai dhe të tjerë, si vëllezër dhe si motra të tij, të sojit të tij të tortururesëve, të pushkatuesve, të internuesve, të përvëluesve të zemrave dhe të familjeve të panumërta shqiptare përfshi edhe Nexhmije Hoxhën janë nderuar prej kohësh dhe që shumë kohë më parë si veteranë të luftës, sado asurde mund t’ju duket kjo.

Nga ana tjeter, Rama ka deklaruar se pikerisht ai qe sot bertet per keto dekorata, e dekoroi vete ate ne kohen kur ishte ne pushtet. Kryeministri Edi Rama, ka qene ne Shkoder ne kuader te turit te partise Socialiste ne te gjithe shqiperine, ku gjate fjales se tij ai u ndal ne disa pika, qofte tek ligji per dosjet e komunizmit, apo edhe investime te tjera qe prekin shkodren dhe te jgithe rajonin

Artikulli paraprakRAMA NE SHKODER, INSPEKTON SPITALIN POR QYTETARET I LENE NJE MESAZH
Artikulli tjetërI FATUROI ME SHUME ENERGJI, KLIENTI DHUNON FATURUESIN