Kryeministri Edi Rama theksoi se Rruga e Arbrit do të nisë të ndërtohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Rama: Rruga e Arbrit do të fillojë para mbarimit të mandatit dhe do ta mbarojë unë si kryeministër që do të vazhdoj pas 18 qershorit. Në pranverë do të kemi kontratën me fituesin e garës dhe do të nisim rrugën e Arbrit. Patjetër, procedurat kanë të papritura pasi ka ankime. Si deputet i Vlorës më është dashur të zvarritem për Lungo Maren dhe lumin e Vlorës. Sidoqoftë, Rruga e Arbrit është me procedurat e Shtetit shqiptar, gjysma e vitit të parë të vitit të ardhshëm do të nisim punën.

Artikulli paraprakJA KUSH ËSHTË SHQIPTARI FAVORIT PËR BASHKINË E PARMËS
Artikulli tjetërRAMA NUK I PËRGJIGJET PYETJES SË GAZETARES PËR ROSHIN