Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Maliq ku vijoj fushatën elektorale për zgjedhjet lokale dhe prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në këtë qytet.

Ai deklaroi se përpjekjet për të frenuar 30 qershorin vijnë prej atyre që duan të pengojnë procesin e integrimit të vendit në BE.

Rama tha se zërat që po përpiqen të fryjnë krizën politike duke thënë se vendi po shkon drejt një ’97-te të dytë janë ata që propagandojnë për të prishur imazhin e vendit.

Ai tha se vendin nuk është në kushtet kur mund të përsërisë një konflikt civil për të ndjekur nga pas tekat e opozitës për pushtet.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se akuzat për blerje të votave përhapen nga Monika Kryemadhi duke e quajtur këtë një situatë paradoksale pasi edhe kjo e fundit sipas tij është e përfshirë në blerjen e votave. Dhe këtë- tha Rama- nuk e kam thënë unë por edhe vetë Lulzim Basha.

“Fallxhorja i tremb të tre ata dhe këdo që i del përpara. Kishte çmendur edhe Neritanin. Del fallxhoja thotë ‘Zot shpëtoje Shqipërinë nga blerja e votave, por të merrej Zoti me këtë punë do e mbyllte brenda në shtëpi’. Po këtë nuk e them vetëm unë.

E ka thënë vetë Lulzimi, SHPK-në e sheikut të Skraparit e blerjes së votave”, tha Rama.

Artikulli paraprakVRAU TË RIUN PËR NJË VEND PARKIMI, LIHET NË BURG 32-VJEÇARI
Artikulli tjetër‘BURG KUSH PENGON ZGJEDHJET…’, BASHA-RAMËS: OPOZITA NUK TREMBET