Jane zbardhur kerkesat qe Kryetarja e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Në një njoftim shpërndarë për mediat nga Bashkia e Shkodres behet me dije se Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i ka bërë prezent Kryeministrit disa shqetesime te cilat lidhen me shkodren. Nga keto shqetesime renditen, ceshtja e permbytjeve ne Shkoder, ku prej më shumë se dy vitesh në këtë zonë janë realizuar investime të papërfillshme në vepra kulluese apo pritëse nderkohe që nuk është realizuar dëmshpërblimi i të përmbyturve me pagesat e detyrueshme referuar VKM për dëmshpërblimin nga përmbytjet, gjë që do të duhej të ishte kryer tashmë. Nje pike tjeter ka qene ajo e investimeve ne Shkoder sipas kryebashkiakes Ademi aktualisht në vitin 2016, Këshilli i ministrave me VKM nr. 90, datë 04.02.2016 për shpërndarjen e fondit të investimeve për ujitje dhe kullim përsëri Shkodra është diskriminuar duke marrë vetëm 2% të fondit total të investimeve për ujitje dhe kullim, më pak se të gjitha bashkitë. Ndërsa bashkitë Fieri (26%), Korçë (12%), Vlorë (11%) (bashkëngjitur grafiku i fondeve referuar të dhënave të VKM). Nderkohe qe sipas Kryetares se Bashkise Voltana Ademi, e njejta situate ka qene edhe ne vitet 2014-2015 ku Shkodra eshte diskriminuar. Duke u kthyer tek buxheti i këtij viti, Zonja Ademi theksoi se procesi i transferimit të funksioneve të reja: ujitje dhe kullim, shërbimi zjarrfikës, dhe sidomos shërbimi ujësjellës po zvarritet. Procesi nuk monitorohet dhe ka ecejake, tërheqje mbrapsht të procedurave, rezistencë për të kryer transferimin/detyrën e përcaktuar me ligj nga ministritë dhe drejtoritë përkatëse. Sigurisht kjo dëmton punën, dëmton shërbimin, shpenzon energji e kohë e mund të panevojshëm, pamundësi për ofrimin e shërbimeve. Nje nga pikat kryesore te diskutimeve ka qene ceshtja e stadiumit Loro Borici vepër e rëndësishme për qytetin tonë, të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke plotësuar të gjitha standartet e nevojshme, të kërkuara nga shteti shqiptar dhe nga UEFA, por në të njëjtën kohë, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, insistoj që interesat e qytetarëve të mi, të mos cënohen, prandaj, do ju lutesha që të rishikojmë një tjetër mundësi, një tjetër opsion real, për të zhvendosur parkimin e kërkuar në fazën e dytë, në mënyrë që të shpëtojmë shtëpitë respektive, ku nënvizoj faktin që, kemi të bëjmë me vila disa katëshe, të ndërtuara dhe të restauruara kohët e fundit (foto bashkëngjitur), po ashtu dhe me biznese që kanë punësuar mbi 20 persona. Në qarkun e Shkodrës shkalla e korrupsionit në institucionet shtetërore vazhdon të jetë e lartë: Nënvizoj këtu, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo institucione të tjera, në shëndetësi dhe arsim, që abuzojnë me të drejtat e njeriut dhe punësimin e tyre, duke marrë rryshfet. Sot në Shkodër kemi heqje diskriminuese të njerëzve nga puna apo presion për shkak të vendit të punës. Trajtim i diferencuar i bëhet biznesit duke e klasifikuar atë në të majtë e në të djathtë. Dikush paguan taksat e gjobën e dikush nuk i paguan taksat. Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar të punojë për zgjidhjen e një mori problemesh dhe sfidash krijuar së fundmi dhe nga reforma territoriale, për të siguruar shërbime për qytetarët në një nivel më dinjitoz dhe në cdo pjesë të territorit të Bashkisë. Për këtë kërkojmë një trajtim pa paragjykim nga Qeveria Shqiptare si pjesë e përgjegjësisë së përbashkët ndaj qytetarëve.

Artikulli paraprakDAR SHKODËR FESTON 7 MARSIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA, U-17 BEFASON ME BARAZIM 0-0 NDAJ AKADEMISË