Ndonëse opozita proteston kundër kësaj qeverie në ‘Bulevardin e Kombit’ sot në orën 11:00, kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë, por në Berat ky vijon turin e llogaridhënies për qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Rama ka prezantuar nismën ‘Shkolla ime’.
Rama tha se Platforma shqipëriaqëduam.al është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë besnike e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.
“Janë rreth 130 e ca individë që sot nuk janë në pune se pasi jepet e drejta e vonuar bëhen një hetim administrativ për të parë nëse kjo dosje që kishte hipoteka është vonuar se kishte një problem apo është vonuar për shkak të njerëzve ose se janë disa dembelë syleshë që nuk janë marre me atë punë.
Dhe përderisa rasti zgjidhet pas tre vitesh atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Ankesat në platformën e bashkëqeverisjes ndiqen ditë dhe natë”- tha Rama.