Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”. Rama tha se procesi për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE duhet përshpejtuar.

“Kam përshtypjen që unë jam më i madh se ju. Ndërsa hyja në këtë ndërtesë, mu kujtua që kam qene këtu shumë kohë më parë, kur kam qene me kancelarin gjerman. Ndërsa hyja kam kuptuar rëndësinë politike. Ballkani Perëndimor ka një histori të vështirë, por është në zemër të Europës. Ka pasur një histori që i ka mësuar shumë lidhur me lojtarët e mëdhenj.

Edhe kur të tjerët nuk e njihnin, është më shumë i ndikuar nga komuniteti atlantik, ndërkohë në vendet e tjera kemi më shumë ndikim rus. Kjo duhet zbutur plotësisht duke ndikuar më shumë Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë Shqipëria mund ti sjellë BE, mendoj që jemi shumë të vegjël për sjellë dallimin, po mendoj se jemi vlerë NETO sa i takon paqes dhe sigurisë”.

Artikulli paraprakATENTATI NË RRËSHEN, ENDE PA AUTOR
Artikulli tjetërAKSIDENTET RRUGORE, FAJI I TË GJITHËVE