Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, ku pritet të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.
Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.
Në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.