Shumë qytetarë kanë zgjedhur të ndjekin jashtë ceremoninë e ndarjes së çmimit Karli i Madh që u mbajt sot paradite në sallën e Kurorëzimit të Ndërtesës së Bashkisë së Aachenit në Gjermani.
Mes tyre ka pasur dhe shqiptarë të cilët Rama pas ceremonisë i takoi, madje dhe me disa bëri dhe foto selfie.
“Krenohemi me ty” tha një qytetare.
Në këtë ceremoni Kryeministri Edi Rama, së bashku me Zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck, ishin oratorët kryesorë.