Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënës publike në qytetin e Cërrikut. Kryeministri u shpreh se prioriteti i këtij mandati është punësimi.
Ai tha se janë 1567 mijë vende të lira pune nga më të ndryshmet dhe numri i punësimeve nga Zyrat e Punës është rritur.
“Punësimin e kemi prioritetin numër një të këtij mandati. Janë 1567 mijë vende të lira pune nga më të ndryshmet.
Faktikisht sot jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë kemi një rritje të punësimit dhe kemi një sistem që po bëhet efikas, siç janë Zyrat e Punës.
Synimi ynë mbetet që të kemi 25 mijë vende punë deri në fund të këtij viti dhe mendoj se do arrijmë objektivin. Gjithashtu ka një rritje të punësimit nga ata që nuk marrin ndihmë ekonomike”- tha Rama.