Kryeministri Edi Rama priti sot (24 Dhjetor) darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Kreu i qeverisë përcolli urimet e mia më të mira për të pranishmit dhe tha se ‘kanë mirënjohjen tonë të jashtëzakonshme’.
Ai uroi edhe të rinjtë e pranishëm në tryezë, në pritjen për festat e fundvitit, teksa theksoi se viti i ardhshëm ëhstë elektoral dhe me sfuida për rrugën e vendit në BE.
“Ndërsa i qasemi një viti elektoral, besoj se do zëjë vend në raportet dhe letrat tuaja. Pavarësisht se për kë do votojnë shqiptarët, ata do tregojnë se i përkasin familjes euroatlantike. Shqiperia nuk ka plan B, por vetëm një plan, bashkimin evropian”, tha kryeministri.