Rama në Divjakë: Bashkitë kanë marrë fonde më shumë se në 25 vite

Kryeministri Edi Rama ka vijuar në Divjakë turin e prezantimit të fondeve në bujqësi. Gjatë një takimi me fermerë, kreu i qeverisë theksoi se qeveria ka akorduar për bashkitë e reja, më shumë fonde se në 25 vite të marra së bashku. “U kemi dhënë bashkive paketim në të madhe të 25 viteve të mbledhura bashkë për ujitjet dhe kullimet. Isha në nja bashki dhe shikova fotografinë e një personazhi politik i cili ishte qytetar nderi sepse kishte çuar atje një ekskavator të përdorur”, u shpreh Rama. “Sot nuk kemi bashki thjeshtë me territor më të madh por një ekonomi që ka filluar të vihet në lëvizje çka e tregon dhe rezultati i prodhimeve tuaja. Ministrja tha që nuk ka qenë e lehtë reforma brenda reformës administrative prej mënyrës se si kontrollojmë sistemin e ujitjes dhe kullimit”, vijoi kryeministri. Rama theksoi se varfëria në fshatra është rezultat i mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë. “Nuk ekziston varfëria në fshatrat e BE ku ne do të anëtarësohemi. Ka varfëri në fshat aty ku ka qeveri që nuk i mbështet. Kësaj varfërie në i kemi hapur një luftë frontale po nuk mund ta zhdukim as për 2, 3 apo 4 vite. Ne e nisëm nga A për të vendosur kushte sa më të barabarta për të gjithë ata që kanë vullnetin të jetojnë me tokën”, tha ai. Kryeministri ftoi fermerët që të dorëzojnë projektet e tyre bujqësore, për të përfituar nga Fondi i Garancive. “Sot për sot nuk mund të çohen një grup familjesh formale dhe të shkojnë në bankë sepse llogaria nuk del, duhet gjithmonë shteti mbrapa. Ne kemi krijuar një fond garancie për të financuar projektet tuaja. Nëse marrim atë që ne sot shpenzojmë si shtet direkt për të mbështetur ju është 15 herë më shumë. Prapë na duhet nujë bashkëpunim Ministrisë së Bujqësisë, asaj të Financave dhe bashkive. Nuk flasim në një territor të shkretë sepse edhe këtu në Divjakë ka shembuj suksesi. Projekti ynë nuk është thjeshtë dhe vetëm të mbështesim të mëdhenjtë të bëhën më të mëdhenj, ne duam të mbështësim të vegjlit të bëhën më të mëdhenj”, tha më tej, kryeministri Rama. –

Artikulli paraprakAMBASADORI ITALIAN TAKON MINISTRIN DERVISHAJ, PRESIM PROJEKTE
Artikulli tjetërARVIZU DHE LU TAKIM ME BASHEN NE SELINE E PD